Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTIMI I SHPRESËS VUSHTRRIASE

Medin Gashi, 16-vjeçari që debutoi te seniorët e Vushtrrisë sot

Medin Gashi, 16-vjeçari që debutoi te seniorët e Vushtrrisë sot


20 March, 2022 @17:12

Futbollisti 16-vjecar i Vushtrrisë, Medin Gashi, ka debutuar sot te ekipi senior i qytetit, drejtuar nga Samuel Nikaj.

Ai llogaritet të jetë njëri ndër shpresat e futbollit të Vushtrrisë, ndërsa gjashtë muaj më parë luante për ekipin U-15 të qytetit.

Nikaj, sot përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se “asgjë nuk ndodhë rastësisht”, duke bërë të ditur për mundësinë që ia dha futbollistit në fjalë.

“Asgjë nuk ndodhë rastësisht. Para 6 muajve ia dorëzova Kupën Medin Gashit në turneun U-15. Sot në moshën 16-vjecare ai debutoi në ekip të seniorëve në prani të yllit Milot Rashica. Shpresoj të ketë karrierë të ngjajhsme me të Milotit. Kjo është Vushtrria e talentëve,” ka shkruar Nikaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë