Të gjitha lajmet

PRIZREN

Menaxhmenti aktual i Bashkimit bën hap madhor në shlyerjen e borxheve të trashëguara

Menaxhmenti aktual i Bashkimit bën hap madhor në shlyerjen e borxheve të trashëguara

30 August, 2019 @11:56

Përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, KB Bashkimi ka bërë të ditur se ekipi ka marrë konfirmim nga FIBA për riprograminin e borxhit ndaj rasteve: Aleksandar Gruev dhe Ljubo Shamadan, si dhe borxhi i stinorit 2017/18 duhet të përfundohet në afat 10 muajsh.

Në komunikatë është bërë e ditur se borxhet e trashëguara i kanë sjellë probleme të mëdha ekipit, ndërsa pas angazhimit të kryesisë dhe pagesës prej 12 mijë eurove në ATK, ekipit do t’i debllokohet llogaria dhe do të nis funksionimi normal në ekip.

“Borxhi ndaj lojtarëve Gruev dhe Shamadan ka sanksionuar Bashkimin me mospjesëmarrje në Superligën e Kosovës dhe ndalesë të transferimeve të reja. Tash me pagesën, që do të bëhet, në shumë prej 18 mijë eurove, klubit do t’i mundësohet pjesëmarrja në gara dhe do të ketë mundësinë që të bëj transfere të lojtarëve vendas dhe të huaj,” ka bërë të ditur komunikata, ku gjithashtu është bërë e ditur se ekipi ka nisur stërvitjet në javën e kaluar dhe janë në pritje të lirimit nga bllokadat e institucioneve si FIBA dhe ATK.

Drejtuesit e ri të skuadrës që morrën menaxhimin e Bashkimit në verën e kaluar u përballën me borxhe të mëdha të grumbulluara në periudhën e drejtimit të skuadrës nga menaxhmenti i kaluar, që bëri ekipin të paguajë shifra të mëdha nga taksat e qytetarëve.

SOT

Homazhe për Dervish Agajn

30 August, 2019 @11:19

Drejtuesit e klubit të basketbollit Bashkimi bashkë me lojtarë, ish-lojtarë, familjarë, dhe punëtorë tjerë të basketbollit nga qyteti - kanë…

ISH LOJTARI I BASHKIMIT

Capps në elitën finlandeze

29 August, 2019 @11:19

Ish basketbollisti i Bashkimit, Jordan Capps, që përfundoi stinorin e kaluar si koshashënuesi me mesatare më të mirë në elitë,…

I HUAJI I RADHËS TE KAMPIONIA

Prishtina zyrtarizon Jonathan Janssenin

28 August, 2019 @14:15

Kampionia e Kosovës në basketboll, Prishtina, para pak çastesh ka zyrtarizuar përforcimin e radhës të huaj për stinorin e ri…

MITROVICË

Trepça po kërkon rikthimin e Hajrizit dhe Malës

28 August, 2019 @11:40

Skuadra e Trepçës që në stinorin e kaluar nuk ka arritur të kryejë sezonin në TOP 4 të Superligës, këtë…

PRIZRENI

Ndahen rrugët me Blend Matoshin

TOPSPORTI/ Arkiv

27 August, 2019 @15:04

Skuadra e Prizrenit, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se lojtari pejan Blendi Matoshi, nuk do të…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga