Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUSPENDIMI

Menez, 4 ndeshje moslojë

REUTERS/Emmanuel Foudrot

Menez, 4 ndeshje moslojë


17 May, 2013 @10:33

Federata e Futbollit Françez, FFF, ka njoftuar se futbollisti ofanziv i Paris St Germain, Jeremy Menez, është suspenduar për katër ndeshje moslojë për shkak të fyerjeve ndaj referit në ndeshjen e muajit të kaluar që ekipi i tij PSG e zhvilloi ndaj Nice. 

Sankcionet për Menezin do të fillojnë menjëherë dhe kështu futbollisti do të mungojë në festën e titullit që PSG do ta bëj në fushë ndaj Brest dhe do të duhet të qëndrojë në tribuna me tifozë. 

Menez, do të mungojë edhe në tre ndeshjet e para të stinorit të ardhshëm të Ligue 1. 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1