Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESSI & CRISTIANO

Messi e Cristiano me donacione milionëshe për luftën ndaj coronavirusit

Messi e Cristiano me donacione milionëshe për luftën ndaj coronavirusit


25 March, 2020 @0:08

Dy superyjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, i kanë dhuruar nga 1 milionë euro për luftë ndaj coronavirusit.

Sipas spanjolles Mundo Deportivo, argjentiasi i Barcelonës Messi i ka dhënë 1 milionë euro Spitalit kryesor të Barcelonës dhe Qendrës Mjekësore të Argjentinës.

Në anën tjetër, futbollisti i Juventusit portugezi Cristiano Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes i kanë dhënë 1 milionë euro qendrave intenzive në spitalet e Lisbonës dhe Portos.

Veprimet e futbollistëve vinë pasi që polaku i Bayernit Robert Lewandowski i dhuroi 1 milionë euro fondit për luftimin e coronavirusit në Gjermani.


 
Të gjitha lajmet nga