Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: VUSHTRRIA - MARIGONA HILL PRISHTINA

MH Prishtina del në vend të dytë

MH Prishtina del në vend të dytë


5 December, 2020 @20:32

Një fitore e shënuar ndaj Vushtrrisë në atë që do të mund të llogaritej si derbi i xhiros në Ligë të Parë, ka bërë MarigonaHill Prishtinën të dalë në vend të dytë të renditjes tabelare me një ndeshje më shumë sesa ndjekësja, Drita.

MH Prishtina mposhti Vushtrrinë si mysafire me 8 pikë dallim, duke treguar forcën në çerek të dytë të ndeshjes, epërsinë e së cilës e ruajti deri në fund për fitoren 67-75 [18-16, 14-22, 18-18, 17-19].

TABELA AKTUALE

Visar Ejupi me 16 pikë ishte më efikasi te ekipi i drejtuar nga Dritëro Sefaja, ndërsa me 11 pikë tjera në lojë u dallua Genc Zeqiri.

Te vendasit, 16 pikët e Albion Imerit s’mjaftuan për t’i bërë ballë kryeqytetasve.

Me këtë fitore MH Prishtina bën bilansin 6-2, ndërsa Vushtrria, që aktualisht është e katërta në renditje ka pësuar humbjen e katërt të stinorit për bilasin 4-4 aktualisht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë