Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - FERONIKELI

MH Prishtina shënon fitore jetike për mbijetesë

MH Prishtina shënon fitore jetike për mbijetesë


19 February, 2022 @10:34

Ndoshta njëra nga ndeshjet vendimtare të sezonit sa i përket ekipit që do të bie në Ligë të Dytë të basketbollit të Kosovës, u luajt dje, në qetësi, ndërsa MH Prishtina mposhti Feronikelin 109-92 [25-23, 35-20, 17-21, 32-28 ]për të bërë një hap të madh për mbijetesë përmes së paku PlayOutit.

MH Prishtina shënoi fitore ndaj ish-skuadrës së Superligës, pas një loje të mirë të treguar në cerek të dytë të ndeshjes, ndërsa Donat Rexhepi me 35 pikë të shënuara, 8 asistime e 7 kërcime, ka qenë më meritori për ekipin e Dritëro Sefajës.

TABELA AKTUALE

Pos tij u dallua edhe Genc Zeqiri me 20 pikë të tjera, ku dyshja e përmendur shënoi gati gjysmën e pikëve të skuadrës.

Te Feronikeli Taulant Dupa me 32 pikë, 11 kërcime e 9 asistime bëri gjithcka për ekipin e tij, pamjaftueshëm për të shënuar fitore dhe për të shpresuar për më shumë.

Me këtë fitore MH Prishtina bën bilancin 4-9, ndërsa nikli i fundit, shkon në 1-12.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë