PRISHTINË
Mikaile Tmusic vazhdon me kampionen
30 August, 2019 @12:10
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Prishtinës nga tabori i vendorëve në stinorin e kaluar, Mikaile Tmusic, ka vazhduar kontratën me kampionen edhe për një stinor.
Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Tmusicin, i cili dallohet për mbrojtje të jashtëzakonshme në ekip, kurse në stinorin e kaluar në Superligë ka pasur mesatare prej 24.5 minutave për ndeshje, 10.9 pikëve, 3.4 asistimeve dhe 4.5 kërcimeve.
Tmusic 26 vjeç, 190 centimetra i gjatë, në stinorin historik të Prishtinës në FIBA Europe Cup ka pasur mesatare prej 18.1 minutave për ndeshje, 5.6 pikëve, 1.5 asistimeve dhe 3 kërcimeve.
Kujtojmë, Tmusic është anëtar i përfaqësueses së Kosovës dhe njëri ndër më të mirët edhe aty, kurse para se të bëhej anëtar i Prishtinës, ka qenë lojtar i Bashkimit.