ROSSONERI
Milan ndahet me 8 lojtarë
2 June, 2019 @15:39
Vera pritet të jetë e nxehtë te Milan, derisa ekipi është duke pritur emërimin e trajnerit të ri të skuadrës.
Rossonerët e Milanos tashmë kanë lënë që t’iu përfundojë kontrata Ignazio Abates, Cristian Zapatas, Jose Maurit, Riccardo Montolivos dhe Andrea Bertolaccit - me të cilët nuk vazhduan kontratën.
Ndërsa Corriere dello Sport bën të ditur se për ulje të shpenzimeve ekipi ka vënë në listë të huazimit e shitjes edhe këta futbollistë: Diego Laxalt, Samu Castillejo dhe Hakan Çalhanoglu.
Ndërsa për freskimin e fondeve në skuadër është duke u shikuar opsioni për të liruar nga ekipi edhe portierin Gigi Donnarumma.