SERGIO RODRIGUEZ
Milano godet me Sergion
30 July, 2019 @11:51
Skuadra e Olimpia Milanos ka arritur marrëveshje me ish MVP-në e Euroligës, spanjollin Sergio Rodriguez.
Ekipi milanez ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Rodriguezin 33 vjeç.
Së fundi, Sergio ka luajtur për CSKA-në e Moskës, ndërsa ka pasur mesatare prej 10.2 pikëve, 4.5 asistimeve për ndeshje me përqindje 87.8% nga gjuajtjet e lira.
Përndryshe, Sergio Rodriguez ka hyrë në histori të basketbollit spanjoll si spanjolli i parë që ka fituar titullin e Euroligës me një ekip jo-spanjoll.