Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJESTI I REPREZENTUESIT

Milot Rashica me dhurata për futbollistët e rinj të Vushtrrisë

Milot Rashica me dhurata për futbollistët e rinj të Vushtrrisë


26 December, 2021 @12:32

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, që luan në Premier Ligë për ekipin e Norwich Cityt ka bërë një gjest të mrekullueshëm për fëmijët e shkollës së futbollit Vushtrria.

Ai ka dërguar dhurata për festat e fundvitit për të gjithë fëmijët, ndërsa Vushtrria e ka falenderuar publikisht atë përmes një fotografie të përbashkët të botuar pak më parë.

“Legjenda e klubit Milot Rashica, sot ka gëzuar djelomshat e shkollës tonë të futbollit duke iu dërguar dhurata për festën e fundvitit! Shfrytëzojmë rastin që ta falenderojmë publikisht,” ka shkruar KF Vushtrria në njoftimin e saj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë