Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONET

Mitrovica e Onbashit, dominon në futbollin e femrave

Foto: FFK

Mitrovica e Onbashit, dominon në futbollin e femrave


30 May, 2019 @15:48

Pas triumfit në garat e Kupës së Kosovës, skuadra e Mitrovicës është kurorëzuar me meritë edhe me titullin e kampionit në Ligën e Femrave.

Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”, mitrovicaset kanë fituar me rezultat bindës kundër skuadrës kaçanikase, Bazeli 2015, me shifrat 12:1.

Kësisoj, Mitrovica e ka mbyllur këtë edicion të garave me 67 pikë, duke regjistruar 22 fitore e 1 barazim dhe 1 humbje.

Ky është titulli i dytë radhazi për Mitrovicën, skuadër kjo e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve për femra.  Ekipi mitrovicas drejtohet nga ish futbollisti i njohur i Superligës, mitrovicasi Seid Onbashi.


 
Të gjitha lajmet nga