Të gjitha lajmet

KAMPIONET

Mitrovica e Onbashit, dominon në futbollin e femrave

Foto: FFK

Mitrovica e Onbashit, dominon në futbollin e femrave

30 May, 2019 @15:48

Pas triumfit në garat e Kupës së Kosovës, skuadra e Mitrovicës është kurorëzuar me meritë edhe me titullin e kampionit në Ligën e Femrave.

Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”, mitrovicaset kanë fituar me rezultat bindës kundër skuadrës kaçanikase, Bazeli 2015, me shifrat 12:1.

Kësisoj, Mitrovica e ka mbyllur këtë edicion të garave me 67 pikë, duke regjistruar 22 fitore e 1 barazim dhe 1 humbje.

Ky është titulli i dytë radhazi për Mitrovicën, skuadër kjo e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve për femra.  Ekipi mitrovicas drejtohet nga ish futbollisti i njohur i Superligës, mitrovicasi Seid Onbashi.

REFERIMI

11 referë të rinj certifikohen

Foto: FFK

29 May, 2019 @14:52

Programi dy vjeçar i mentorëve dhe talentëve të referimit ka përfunduar sot, derisa referët janë certifikuar sot. Alan Snoddy,…

PAS ANKESËS SË "PAMPURAVE"

Disiplinorja rrëzon ankesën e Fushë Kosovës

29 May, 2019 @13:14

Pas ankesës së Fushë Kosovës lidhur me Vendimin për heqjen e gjashtë pikëve të ekipit për shkak të parregullsisë…

VENDOSJA E PUBLIKUT

FFK përcakton edhe vendin e tifozëve për ndeshjet e barazhit

Foto: FFK

29 May, 2019 @13:02

Pas shortit të tërhequr sot për terminet e ndeshjeve të barazhit të Superligës, Federata e Futbollit të Kosovës ka përcaktuar…

DUELI I BARAZHIT

Trepça’89-Vëllaznimi, lufta për Superligë 2019/20

Pamje nga ndeshja kur të dyja ekipet ishin pjesë e Superligës/

29 May, 2019 @11:58

Stinori aspak i mirë i Trepçës’89 në Superligë mund t’i kushtojë me rënie, edhe pse llogariten favorit në duelin vendimtar…

DUELI I BARAZHIT

Gjilani-Besa, lufta për Superligë 2019/20

Kur Besa ishte pjesë e Superligës/ Foto nga arkivi

29 May, 2019 @11:46

Besa duket të jetë e gatshme, njëjtë edhe Gjilani. Dueli i dy ekipeve që luftojnë për të qenë pjesë…

Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë