DORTMUND 0-1 BAYERN
Mjeshtria e Kimmich vendos derbin, Bayerni gati kampion
26 May, 2020 @20:21
Bayern ka kryer punën më së miri në Dortmund sonte. Bavarezët kanë shënuar fitore minimale por thuajse vendimtare në luftë për titull kampioni ndaj rivalit direkt, Borussia Dortmund.
Golin e vetëm e shënoi reprezentuesi gjerman Joshua Kimmich, që me një parabolë mjeshtërore la Roman Burkin pa gjasa për të ndalur topin 0-1 [Kimmich 43].
Në pjesë të dytë përkundër mbajtjes së topit, Dortmund nuk arriti assesi t’i kundërvihet Bayernit. Një rast të mirë të vendasve e shpëtoi reflektivisht portieri Manuel Neuer, për të siguruar tre pikët vendimtare në luftë për titull mysafirëve bavarezë.
Fitorja e çon Bayernin tash 7 pikë para Dortmundit edhe 6 xhiro para fundit të stinorit 2019/20 në Bundesligë.