Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI SPANJOLL

Morata nesër në aeroplan për Torino

Morata nesër në aeroplan për Torino


21 September, 2020 @19:48

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata, nesër do të udhëtojë për në Torino për të kryer testet mjekësore me Juventusin.

Juventus do të huazojë lojtarin që më parë e ka pasur në ekip nga Atletico Madrid për një stinor me opcion blerjeje për totalin prej 54 milionë eurove.

Sipas thuajse të gjitha mediave italiane kjo marrëveshje tashmë ka ndodhur dhe vetëm pritet zyrtarizimi i saj.

Juventus do të paguajë rreth 10 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të lojtarit.

Krejt kjo tregëti dhe ardhja e Moratës te Juve është bërë pasi që ka dështuar transferi i Luis Suarezit nga Barcelona te Juventus.

Uruguajani Suarez pritet të zyrtarizohet te Atletico Madridi, që po liron sulmuesin tjetër drejt Torinos.

Gjithashtu duhet cekur se Juventus ka mbushur numrin e lejuar të lojtarëve në ekip që janë jashtë EU-së dhe se ardhja e një lojtari me pasaportë të EU-së, nuk do të detyrojë klubin të hidhet në aventura të reja të shitblerjes.


 
Të gjitha lajmet nga