Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MORINA

Morina: Po tregojmë papjekuri në lojë

Morina: Po tregojmë papjekuri në lojë


6 May, 2021 @18:14

Skuadra e Arbërisë ka shënuar një fitore jetike në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2-3 pretendentin për titull, Ballkanin.

RAPORTI I NDESHJES

Kjo fitore për trajnerin e Arbërisë, Arbnor Morina, ishte i mirëseardhur, por i njëjti dha kritika për ekipin për shkak se sipas tij po tregon papjekuri në lojë duke humbur pikë në shtëpi.

“Këtu në Suharekë është kënaqësi të luash gjithmonë, në një ambient të mirë dhe kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë. Siç duket ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar mirë këtë rast. Ne po tregojmë një papjekuri në lojë, sepse kur po kemi rezultatin si vendas po pësojmë, ndërsa më pas po fitojmë si mysafirë. Kemi pasur disa mungesa, mirëpo lojtarët në fushë dhanë maksimumin e tyre dhe u munduan në mënyrën më të mirë t’i mbrojnë ngjyrat e klubit. Për sot mund të them që edhe fati ishte me neve”, tha trajneri Morina për Art Sport.

Arbëria me këtë fitore është larguar nga zona e rënies direkte tek zona e barazhit në tabelë.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga