Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Mou merr Ronaldon me vete

REUTERS/Juan Medina

Mou merr Ronaldon me vete


18 May, 2013 @12:29

Dita e sotme në të përditshmet angleze ka aguar me kërkesën e re të Jose Mourinhos drejtuar Roman Abramovichit. 

Mourinho, që humbi mbrëmë Kupën e Mbretit me Realin në finale ndaj Atleticos, tashmë përveç se shihet si trajner i ardhshëm i Chelseat në mediat angleze, këto të fundit kanë filluar të spekulojnë edhe për futbollistët që kërkohen nga portugezi. 

The Daily Mail, shkruan se Mourinho ka kërkuar blerjen e Cristiano Ronaldos nga pronari i Chelseat, magnati rus, Roman Abramovich. 

“Mourinho që ka punuar tre vitet e kaluara me Cristiano Ronaldon e ka futur atë në listën e kërkesave primare,” shkruan gazeta. 

“Wayne Rooney që do të kishte dëshirë të luante për Chelsean dhe sulmuesi napolitan, Edinson Cavani janë gjithashtu të kërkuarit e tij,” thuhet aty. 

Përkundër se Manchester United është opcioni i parë për Cristiano Ronaldon, në rast të lëvizjes së tij nga Real Madrid, temperamenti i njejtë të të dyve, që gazeta e lidh me përjashtimin e të dyve në finalen e mbrëmshme - e fut në rend të parë Chelsean si destinacion të ardhshëm. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League