Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA- LAÇI

Mposhtet lideri, nxehet lufta për titull

Mposhtet lideri, nxehet lufta për titull


5 February, 2021 @21:33

Lideri i Kategorisë Superiore në Shqipëri, Vllaznia e Shkodrës, është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Laçit, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros 18.

Ekipi shkodran vazhdoi edhe me ndeshjen e tretë pa fitore pasi u mposht me rezultat 1-2.

Ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët me golin e Kyrian Nwabueze në minutën 59’, derisa Demir Imeri e barazoi rezultatin 7 minuta më vonë.

Goli i fitores për Laçin erdhi në minutën 72’ nga sulmuesi liberian Van-Dave Harmon, ndërsa nga minuta 77’ megjithëse u vështirësuan gjërat për shkak të kartonit të kuq të mbrojtësit të Laçit Erhun Obanor, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

Me këtë rezultat Vllaznia mbetet në 37 pikë dhe vazhdon të kryesojë radhitjen tabelare, kurse Laçi tani ka ngushtuar dallimin me liderin në 7 pikë dhe renditet në pozitën e dytë me një ndeshje më shumë se Partizani që gjendet një pozitë më poshtë me 28 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore