Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALTIK MUHAXHIRI

Muhaxhiri largohet nga Vëllaznimi

Pamje nga arkivi

Muhaxhiri largohet nga Vëllaznimi


5 June, 2019 @20:42

Portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, zyrtarisht ka konfirmuar për gazetën blic se është larguar nga Vëllaznimi.

Krejt kjo vjen pas akuzave nga tifozëria që i kanë bërë atij pas ndeshjes së barazhit ndaj Trepçës’89 dhe golave të pranuar aty - që kanë qenë një ditë e keqe për lojtarin.

Në anën tjetër, Muhaxhiri ka thënë se ka sqaruar gjithçka me kryetarin Agim Cana. 

“Kam pas takim me Canën pas deklaratës së tij, ku më tha se nuk ka qenë deklaratë për të akuzuar ty, por për ta hequr përgjegjësinë. Unë pastaj i kam thënë se ai vetëm e ka shty opinionin për me besu që unë kam pas gisht në atë ndeshje. Tani do të sqarohem me klubin, pasi kanë detyrime ndaj meje,” ka thënë ndër të tjera Muhaxhiri.

Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm të përballet nëse është nevoja edhe në gjykatë për të vërtetuar pafajsinë.

“Familje ime më ka motivuar dhe unë e di që jam i pastër – andaj do të vazhdojë të punojë shumë në të ardhmen. Sa i përket Presidentit, mua më ka penguar më së shumti deklarata e tij – pasi kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me të dhe kam qenë kapiten i asaj skuadre. Shumë shpejt e vërteta do të del në shesh dhe opinioni do të kuptojë gjithçka, është e pafalshme t’i “vërsulen” një futbollisti për një lojë, pasi ne kemi pas shumë mundësi të mira për të mos qenë fare në barazh, mirëpo kjo është një heqje e përgjegjësisë – por Kurbani nuk prehet në natën e fundit të Bajramit.“Unë i kam thënë kryetarit që jam i gatshëm të përballem me gjykata – edhe pse kurrë nuk të kaluarën nuk më ka ra me pas punë me gjëra të tilla. Jam i gatshëm në çdo moment të përgjigjem për pafajësinë time dhe ai më tha se gjithçka do të bëhet”, ka shtuar Muhaxhiri në fund për gazetën në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë