Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM

Mungesa e Kane, lëndoi të dyja nyjet

Foto: premierleague.com

Mungesa e Kane, lëndoi të dyja nyjet


29 January, 2021 @1:07

Tottenham Hotspur përveç që humbi derbin ndaj Liverpoolit mbrëmë në Londër, ka humbur edhe asetin kryesor të skuadrës dhe kapitenin Harry Kane.

Sulmuesi 27-vjeçar, që në bashkëpunim me partnerin e tij në sulm Heung-Min Son kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë stinor në Premier League, do të duhet të shërohet nga lëndimet e pësuara.

Kane-it iu desh një trajtim mjekësor pasi lëndoi nyjen e këmbës së majtë pas një dueli me Jordan Hendersonin e Liverpoolit. 

Më pas ai pësoi edhe një faulim nga Thiago Alcantara - që çoi në lëndimin e nyjes së këmbës së dajthtë dhe trajneri Jose Mourinho e zëvendësoi lojtarin me ndërrimin e pjesëlojëve.

“Lëndimi i dytë ka qenë më i keq sesa i pari. Për Harryn të dalë nga loja derisa ekipi është duke humbur ka qenë e paimagjinueshme. Pra, lëndimi ka qenë serioz. Ka lojtarë që nuk zëvendësohen, por ajo që ndodh, ndodh. Shpresoj që të kthehet sa më shpejtë në fushë, derisa pritet të mungojë disa javë,” ka thënë Jose Mourinho pas ndeshjes kur u pyet nga gazetarë për lëndimin e TOP-golashënuesit të skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League