Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS NDESHJES

Mungesa e portierit ndikoi

Foto: KFLlapi/fb

Mungesa e portierit ndikoi


5 July, 2020 @21:32

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në deklaratën e tij pas ndeshjes së humbur nga Drita sot si vendas, që ka qenë humbja më e thellë e stinorit për ekipin e tij, numrin e golave të pranuara ia ka adresuar portierit.

“Sot ishim më ndryshe në krahasim me 2-3 ndeshjet e kaluara. Ishte një Llap që s’besonte. E kemi ditur që portierin (italianin Giaccomo Nava) e kemi të penalizuar dhe me golat e pranuar herët nga portieri tjetër, ndodhi gjithçka,” ka thënë Batatina për Supersportin pas ndeshjes.

Gjithashtu, trajneri i të kaltërve nga Zahir Pajaziti theksoi se goli i dytë i pranuar shpejtë, “s’i la hapësirë ekipit për të reaguar më tej”.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe referimin e ndeshjes, që sipas tij nuk ka qenë në nivel. E Batatina ka bërë të ditur se gjatë javës Mentor Zhdrella ka përdorë medikamente që kanë bërë këndelljen e tij më të vështirë për ndeshje sot.

Llapi i është kthyer humbjes me sot, pas dy barazimeve radhazi që i kishte. Skuadra që është në pozitë të gjashtë të klasifikimit për momentin duket e qetë në tabelë, por kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit, asgjë nuk është e sigurtë në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga