MEDIA
Munishi: Po të bëhem selektor i Kosovës, e kualifikoj Kosovën
15 January, 2021 @23:38
Trajneri kosovar Ismet Munishi, që u nda me Ballkanin këtë muaj, ka dhënë një intervistë në emisionin Dhoma e Rrëfimit në T7.
Në bisedën gjysmë-orëshe me moderatoren e emisionit në fjalë, Munishi ka treguar edhe synimet e tija.
Ai ka thënë se e sheh veten në zejen e trajnerit dhe do të dëshironte që një ditë ta udhëheqte reprezentacionin e Kosovës.
Për më tepër, ai ka thënë se do ta kualifikonte Kosovën në Kampionat Evropian e Botëror.
“E bëj me shumë qejf punën e trajnerit. Nuk mendoj të jem zyrtar i Federatës, por selektor i Kosovës po. Dhe mund të them publikisht se po të jem unë selektor i Kosovës e kualifikoj Kosovën edhe në Evropian edhe në Botëror,” ka thënë Munishi.
“Posti i selektori është i lidhur me ambicie. Ëndërr e kam të bëhem selektor i Kosovës dhe ta kualifikoj Kosovën në Evropian e Botëror,” ka shtuar ai.
“Bile, e konsideroj dështim secili që nuk e arrin këtë gjë, me fondin e lojtarëve që ka Kosova,” ka vazhduar Munishi.
Të gjitha këto, ka shtuar trajneri, i ka në plan t’i bëj pas 10-vitesh, pasi që tash nuk e ka synim këtë gjë, ndërsa e konsideron veten më të mirë se të gjithë selektorët e deritashëm që i ka pasur Kosova.