Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA TURKE

Muricin e ndëshkon bashkëlojtari

Muricin e ndëshkon bashkëlojtari


26 December, 2021 @16:05

Portieri i përfaqësuese së Kosovës, Arijanet Muric, po vazhdon me performancën e mirë të tij te Adana Demirspori në Turqi.

Adana Demirspor e mbylli ndeshjen me barazim 1-1, që shënoi golin e tyre Mario Balotelli në minutën e 16’.

Aro Muric ishte përsëri në formë. Ai bëri disa pritje të rëndësishme, kurse në minutën e 78’, bashkëlojtari i tij Joher Khadim Rassoul, i cili u inkuadrua në minutën e 72’ të ndeshjes, 6 minuta më vonë shënoi një autogol në portën e Muricit.

Adana me 30 pikë aktualisht gjendet në pozitën e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga International