Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Musab Mala me rekord të stinorit

Musab Mala me rekord të stinorit


31 January, 2021 @19:36

Basketbollisti i Bashkimit të Prizrenit, Musab Mala, ka shënuar rekord pikët e këtij stinori në Superligë.

Ai ka dhënë hiç më pak se 38 pikë në fitoren e skuadrës së Bashkimit ndaj Rahovecit, duke qenë lojtari kryesor në fitoren e ekipit të drejtuar nga Illmen Bajra ndaj Rahovecit.

Derisa Rahoveci ka pasur përforcimet e reja në ekip, Mala është treguar lokomotiva kryesore e ekipit prizrenas drejt fitores.

Ai ka shutuar me saktësi 50% për tre pikë sot, 5/10; pastaj 9/11 nga gjuajtjet e lira si dhe 7/9 nga loja, në 35-minuta sa i kaloi në parket.

Përndryshe këto janë edhe rekord pikë për Malën në karrierë, që ka regjistruar 38shen e pikëve në elitë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga