Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - BALLKANI

Ndajnë pikët, ende rrezikojnë barazhin

Foto: KF Drenica

Ndajnë pikët, ende rrezikojnë barazhin


15 May, 2019 @19:34

Pa fitues është mbyllur dueli mes Drenicës dhe Ballkanit sot, duel ky që u luajt në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

Të dyja skuadrat, që momentalisht ndodhen jashtë zonës së barazhit, por ende nuk e kanë të sigurtë mbylljen e sezonit aty, në këtë takim shënuan nga një herë, për t’u detyuar kështu t’i ndajnë pikët.

TABELA AKTUALE

Golin e para e gjeti Drenica, e cila kaloi në epërsi përmes Hysen Tahirit 5 minuta pa përfunduar pjesa e parë, derisa barazimi i vendasve erdhi në minutën e 50’ përmes Jetmir Topallit, një prej lojtarëve më të dalluar të Ballkanit këtë sezon.

Në vazhdim të ndeshjes gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-1.

Xhiron e ardhshme, Ballkani e pret në shtëpi Dritën, kurse Drenica i shkon Lirisë në Prizren, ndeshje pas të cilave do të kuptohet përfundimisht se cilat skuadra shpëtojnë e cilat duhet që ta kërkojnë shpëtimin përmes barazhit.



FORMACIONET STARTUESE

DRENICA: Ymeri, Bejta, Sykaj, Lushtaku, Balde, Thaqi, Mustafa, Dajaku, Uka, Tahiri, Mëziu.

BALLKANi: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Potoku, Jashari, Adzovic, Baftiu, Muçaj, Ajzeraj, Topalli, Nebiu.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga