Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRANIMIR PAVIC

Ndërprerja na humbi momentumin

Foto: KBBashkimi/fb/F. Tokaj

Ndërprerja na humbi momentumin


19 February, 2022 @9:00

Bashkimi ka pësuar për herë të tretë këtë stinor në kuadër të Superligës nga Prizreni’16.

Përkundër se ekipi pas këndelljes dhe mbrojtjes së mirë në cerek të dytë mbajti epërsinë mirë, fundi i ndeshjes i gjeti ata përsëri humbës në duel me rivalin lokal në kuadër të kampionatit.

“Nuk luajtëm mirë. Kemi disa lojtarë të lënduar. Kemi pasur 10-pikë dallim dhe pastaj ndodhi ajo ndërprerje me semaforin dhe ne e humbëm momentumin dhe kështu s’ia arritëm fitores. Natyrisht, shutuam keq dhe për këtë arsye dhe humbëm,” ka shtuar Branimir Pavic, trajner i Bashkimit pas ndeshjes.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Kujtojmë, Bashkimi mposhti pikërisht Prizrenin’16 në kuadër të Final 8, për të arritur më pas deri në finale, por ekipi s’ka arritur ta bëj këtë assesi në kampionat.

Bashkimi ka bilans negativ dhe është i gjashti në renditje tabelare, me 8-12.

HIGHLIGHTS: Prizreni-Bashkimi

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga