MEMO
Ndërron jetë ish lojtari i Vëllaznimit, Genjac
26 March, 2020 @20:15
Basketbollisti i dikurshëm i Vëllaznimit të Gjakovës, Jakub Genjac, ka ndërruar jetë sot, në moshën 53 vjeçare.
Genjac, që ka qenë pjesë e Vëllaznimit (2003-2004) në kohërat e arta të basketbollit të Kosovës, ka lënë gjurmë në qytet dhe ka qenë ndër më të dalluarit e skuadrës gjakovare në atë kohë.
Boshnjaku ka luajtur në pozitën e qendrës. Ai së fundi ka punuar si trajner i gjeneratave të ulëta në Bosnje e Hercegovinë.