PËRFAQËSUESJA
Ndeshja e dytë, vajzat pësojnë nga Sllovenia
3 September, 2019 @19:23
Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, vajzat e Kosovës pësuan humbje nga Sllovenia në ndeshjen e dytë të Grupit A kualifikues drejt Kampioantit Evropian.
Ndeshja e zhvilluar sot përfundoi 5-0 në të mirë të vajzave sllovene, të cilat e dominuan plotësisht takimin.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë grup, Kosova mbetet me 3 pikë, kurse ndeshjen e ardhshme e luan më 4 tetor si vendase ndaj Rusisë, liderit të grupit.