Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I MBETUR

Ndeshja e mbetur, derbi zhvillohet nesër

Ndeshja e mbetur, derbi zhvillohet nesër


11 October, 2022 @14:42

Të mërkurën (nesër) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku si zakonisht pritet një atmosferë e bukur sportive. Ky takim ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane të këtyre dy skuadrave.
Këto dy skuadra renditen në pozitat 3 dhe 4, me tri fitore e një humbje, andaj pritet një përballje shumë interesante mes këtyre dy skuadrave.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga