Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E FRANCËS

Ndryshe në Paris, 3 ndeshje - 1 trofe

Foto: PSG

Ndryshe në Paris, 3 ndeshje - 1 trofe


13 January, 2021 @23:35

Mauricio Pochettino ka fituar trofeun e parë në karrierën e tij si trajner, duke udhëhequr Paris St Germainin në fitore ndaj rivalëve të vjetër Olympique Marseille 2-1 [Icardi 39, Neymar 85p. - Payet 89] për të triumfuar në Superkupë të Francës.

Neymar u kthye me gol nga lëndimi duke luajtur ndeshjen e parë të këtij viti dhe goli i tij nga penalltia është treguar të jetë dallimi në këtë finale.

Derisa për Pochettinon ky është trofeu i parë i rëndësishëm në karrierë, Parisi në ndërkohë ka fituar Superkupën e 10 në histori dhe të tetën me radhë!

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1