Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Në “Minatori” për fitore

Në “Minatori” për fitore


7 August, 2019 @14:33

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Luksemburgu, Kosova sonte në “Minatori” të Mitrovicës luan ndaj Britanisë së Madhe, ndaj së cilës do ta kërkojë fitoren e parë në parakualifikimet drejt Eurobasket 2021.

Në rast të fitores, Kosovës i rriten gjasat për kualifikim, derisa një humbje eventuale do t’i zvogëlonte dukshëm gjasat për kalim në fazën kualifikuese të garës.

Biletat për ndeshjen janë në shitje për çmimin 2 euro, derisa ndeshja luhet me fillim nga ora 20:30.

Pas ndeshjes së sontme, Kosova më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, derisa më 17 gusht i shkon Britanisë së Madhe për ndeshjen kthyese.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja