Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Në ndjekje të Luizit

REUTERS

Në ndjekje të Luizit


6 August, 2013 @10:39

E përditshmja sportive e afërt me klubin katalonas, El Mundo Deportivo, ka raportuar në numrin e sotëm se zyrtarë të klubit të Barcelonës do të udhëtojnë në Londër për bisedime lidhur me transferimin e mundshëm të David Luizit. 

Në anën tjetër, në shkrimin e redaktorit të kësaj gazete, Roger Torello, bëhet e ditur se Barcelona ka të sigurtë transferimin e mbrojtësit danez të Liverpoolit, Daniel Agger në rast të dështimit të ardhjes së brazilianit Luiz. 

Barcelona disa herë kishte ofertuar për Luizin me afro 30 milionë euro, por zyrtarë të Chelseat kishin refuzuar këtë shumë për qendërmbrojtësin e tyre. Sipas El Mundo Deportivos, Chelsea do të kërkojë 46 milionë euro për ta liruar mbrojtësin, që nesër luan finalen e International Champions Cup me Real Madridin në Miami të SHBA-ve.


 
Të gjitha lajmet nga