MANCHESTER UNITED 2-2 SOUTHAMPTON
Në sekondën e fundit, Man Utd humb pozitën e tretë
14 July, 2020 @0:14
Pas një serie brilante prej katër fitoreve radhazi dhe shumë afër edhe të pestës, Manchester United është ndalur në Old Trafford nga Southamptoni sonte, duke barazuar në sekondë të fundit të ndeshjes 2-2 [Rashford 20, Martial 23 - Armstrong 12, Obafemi 90+6].
Vetëm disa sekonda para fundit të ndeshjes Manchester United arrinte pozitën e tretë të klasifikimit me fitore potenciale, pasi që Chelsea e Leicester kishin lëshuar pikë - në luftën e madhe në Premier Ligë që po bëhet për pozitat tre dhe katër - e që dërgojnë në Ligë të Kampionëve.
Mirëpo, goli i Michael Obafemit në fund, riktheu Unitedin në pozitën e pestë dhe tashmë ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit duhet të shikojë opcionet e tre xhirove të fundit për të siguruar një vend në Ligë të Kampionëve në stinorin e ardhshëm.