Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E SHQIPËRISË

Në Shqipëri, pas bojkotit, futbolli fillon sot

Në Shqipëri, pas bojkotit, futbolli fillon sot


1 November, 2020 @12:30

Pas bojkotit disa mujor në Shqipëri, më në fund futbolli garues i rikthehet fushave.

Duke filluar nga ora 13:30, do të zhvillohen 16 ndeshje të vlefshme për rrethin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Ekipet e Kategorisë Superiore do të përballjen me ekipet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për të kërkuar rrethin e dytë, pasi që janë favorite të mëdha.

Kujtojmë, FSHF ka ndryshuar skemën e Kupës dhe tashmë nuk do të ketë ndeshje vajtje-ardhje, por gjithçka do të vendoset në një ndeshje, ku vendasi përcaktohet përmes shortit.

GRUPI A:

A1. Tirana-Shkumbini
A2. Laçi-Vora
A3. Teuta-Tërbuni
A4. Bylisi-Veleçiku
A5. Flamurtari-Dinamo
A6. Kastrioti-Burreli
A7. Besëlidhja-Egnatia
A8. Korabi-Erzeni

GRUPI B:

B1. Kukësi-Maliqi
B2. Skënderbeu-Tomorri
B3. Partizani-Iliria
B4. Vëllaznia-Devolli
B5. Luftëtari-Elbasani
B6. Apollonia-Turbina
B7. Pogradeci-Oriku
B8. Lushnja-Besa

Fituesit kualifikohen në rrethin e dytë, ndërsa shorti tashmë është i përcaktuar ku:

A1-A8, A2-A7, A3-A6 dhe A4-A5
B1-B8, B2-B7, B3-B6 dhe B4-B5.

Pas kësaj, në rrethin e tretë të Kupës së Shqipërisë, do të hidhet shorti i lirë, ku secili mund të bie ndaj secilit në rrugëtimin për trofe.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore