Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPETIM IDRIZI

Nënvlerësimi i kundërshtarit na kushtoi

Nënvlerësimi i kundërshtarit na kushtoi


19 September, 2020 @0:00

Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, në deklaratën e tij pas humbjes befasuese nga Arbëria në fillim të stinorit të ri në Superligë ka bërë të ditur se duhet ndryshuar ky mentalitet i lojtarëve, pasi që nënlverësimi i kundërshtarit u kushtoi.

Kemi çaluar në shumë vende dhe të them të drejtën nuk e kam pritur këtë humbje. Futbollistët e mi nënvlerësuan rivalin, që ishte shumë më konkret se ne,” ka thënë ndër të tjera trajneri mitrovicas për ArtSport1 pas ndeshjes.

Trepça’89 që në fund të stinorit të kaluar shpëtoi pa rënë nga elita e futbollit, këtë stinor nuk ka bërë ndonjë transfer të bujshëm, por pretendon që me lojtarët e rinj në dispozicion të sigurojë mesin e klasifikimit dhe të mos rrezikojë stinorin.

Kujtojmë, ‘89-shi në ekip ka sulmuesin më të mirë të Superligës Arb Manaj, që ka bartur barrën kryesore në skuadër në momente të caktuara përgjatë stinorit të kaluar dhe me golat e tij shumë-herë i ka siguruar pikë mitrovicasve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga