Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEGASPORTS - NEW BASKET

New Basket fiton derbin lokal

TOPSPORTI / A.P

New Basket fiton derbin lokal


12 December, 2020 @20:25

Në derbin e Prizrenit fitues doli New Basketi, duke e mposhtur Megasportsin me rezultat 61-72.

New Basketi ishte skuadra që në shumicën e kohës e kishte epërsinë dhe e regjistroi një fitore me vlerë për të shpresuar në Play Off.

Hajriz Haziri me 23 pikë, 10 kërcime e 6 asistime shkëlqeu te New Basketi, kurse u dallua edhe Ardit Memqaj me 15 pikë.

Te Megasports u veçuan Ardit Osmani me 15 pikë dhe Ensar Muriqi me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

New Basket me 5 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e pestë, kurse Megasports ka bilanc prej 2 fitoreve e 7 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë