MATCH REPORT: NEWBASKET - LIPJANI
NewBasket hap xhiron me fitore
4 December, 2020 @14:32
Skuadra prizrenase NewBasket ka hapur xhiron e tetë të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll me fitore.
Ekipi nga qyteti i vjetër ka arritur të shënojë fitore ndaj Lipjanit sot në Sezai Surroi, duke i mposhtur me rezultat 95-86.
Bardh Rexha dhe Ardit Memqaj kanë shkëlqyer te skuadra e NewBasketit duke shënuar nga 27 pikë secili, derisa i pari kreu lojën me double-double duke shtuar edhe 17 kërcime në këtë fitore.
Te Lipjani, performanca 41 pikëshe e Hamit Sllamnikut s’ka mjaftuar. Njeriu që shënoi gati gjysmën e pikëve të skuadrës nuk ka arritur të bëj më shumë për t’ia dhënë skuadrës së tij fitoren.
Me këtë fitore NewBasket barazon bilansin pas 8 xhirove në 4-4 për të kap formën e mirë, ndërsa Lipjani është në rrezik të mbijetesës në këtë ligë, pas stinorit të kaluar në Superligë, duke qenë se ende s’ka fitore në Ligë të Parë, 0-8.