Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E KOSOVËS

Nga cilat liga ka më së shumti lojtarë Kosova?

Nga cilat liga ka më së shumti lojtarë Kosova?


22 March, 2022 @11:23

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar ditë më parë ftesat për futbollistët e Kosovës, të cilët do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjet ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.


Zëvendësimi

Nuk ka pas ndërrime të mëdha aty, pos Emir Sahitit të Hajdukut, që pritej të regjistronte debutimin, por fatkeqësisht për shkak të një lëndimi, ai nuk do të jetë në gjendje të debutojë.

Kështu, FFK bëri të ditur se ka ftuar Lumbardh Dellovën e Ballkanit në vend të tij. Sahiti është sulmues, ndërsa Dellova mbrojtës.



Mungesat

Gjithashtu, më herët është bërë e ditur se Arbër Zeneli që luan në Reims është lënduar, ndërsa Bersant Celina që është pjesë e Ipswich, nuk do të ketë mundësinë të ndihmojë në këto miqësore.

Mungesa tjera nuk janë vërejtur në ftesën e fundit, pos dyshes që ka pasur “telashe” me FFK-në dhe ftesat, Leart Paqarada i St Pauli dhe Bernard Berisha i Anzhy.



TOP 5 ligat evropiane

Gjithsesi është interesant të shihet se kush po dominon në përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa shihet qartë se nga ftesat e fundit Serie A, Ligue 1, Superlig turke dhe Superleague zvicerane janë me nga tre lojtarë - si liga ku Dardanët militojnë më shumë. Këto dy të parat llogariten në TOP 5 ligat evropiane të futbollit, ndërsa Bundesliga nuk ka asnjë lojtar të Kosovës, kurse Premier League si ligë elite e futbollit evropian e botëror, e mbanë një, Milot Rashica, kurse tjetri nga TOP 5 ligat vjen nga LaLiga, Vedat Muriqi.

Përgjithësisht, nga 23 (+1) lojtarë të ftuar të Kosovës kësaj radhe, luajnë në 14 shtete të ndryshme evropiane.

Kosova luan më 24 mars ndaj Burkina Fasos në Prishtinë, ndërsa më 29 mars ndaj Zvicrës në Zurich.



PREJ CILAVE SHTETE/LIGA VINË FUTBOLLISTËT E FTUAR TË KOSOVËS PËR NDESHJET E MARSIT:

FRANCË Ligue 1 Edon Zhegrova, Lille;
Valon Berisha, Reims;
Elbasan Rashani, Clermont.
ITALI Serie A Mërgim Vojvoda, Torino;
Samir Ujkani, Empoli;
Amir Rrahmani, Napoli.
TURQI Superlig Arijanet Muric, Adana Demir Spor;
Florent Hadërgjonaj, Kasimpasa;
Zymer Bytyqi, Konyaspor.
ZVICËR SuperLeague Fidan Aliti, Zurich;
Betim Fazliji, St Gallen;
Mirlind Kryeziu, Zurich.
GJERMANI Bundesliga 2 Blendi Idrizi, Schalke;
Florent Muslija, Paderborn.
HOLANDË Eredivisie Ibrahim Dresevic, Heerenveen;
Toni Domgjoni, Vitesse.
ANGLI Premier League Milot Rashica, Norwich.
HUNGARI NB 1 Lirim Kastrati, Ujpest.
KOSOVË Superliga Lumbardh Dellova, Ballkani. (i ftuar si zëvendësim për të lënduarin)
KROACI HNL 1 Emir Sahiti, Hajduk. (i ftuar, por u lëndua, nuk do të luajë)
POLONI Ekstraklasa Florian Loshaj, Cracovia.
SPANJË LaLiga Vedat Muriqi, Mallorca.
SUEDI Allsvenskan Astrit Selmani, Hammarby.
SHQIPËRI Superiore Visar Bekaj, Tirana.

 
Të gjitha lajmet nga Kosova