Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - MILAN

Nga një gol për pjesë, Milan mposht Feronikelin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Nga një gol për pjesë, Milan mposht Feronikelin


10 August, 2019 @22:37

Miqësorja historike mes Feronikelit dhe Milanit është mbyllur me fitore 0-2 të skuadrës italiane.

Pas pjesës së parë që u mbyll 0-1, Milani e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë dhe e mbylli ndeshjen e sontme me fitore.

Një gol i anuluar për pozicion jashtë loje dhe një goditje e fortë nga Biglia në fillim të pjesës së dytë treguan që Milani edhe përkundër shumë zëvendësimeve do ta dominonte edhe pjesën e dytë, ndërsa ishte Fabio Borini ai që me të djathtën shënoi mjeshtërisht për 0-2 pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë.

Sulmet e Milanit vazhduan edhe pas golit të shënuar, ndërkohë që për Niklin rastin më të mirë e pati Kastriot Rexha, gjuajtja e të cilit përfundoi në shtyllë në minutën e 74’ të ndeshjes.

Më pas, raste për t’u veçuar nuk pati dhe pas 90 minutave lojë ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-2.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga