ROMA
Nicolò Zaniolo shërohet nga COVID-19
9 February, 2021 @11:01
Ylli i ri italian, Nicolò Zaniolo, që luan për Romën ka kaluar suksesshëm COVID-19, duke qenë se tash e tituje mund t’i kthehet stërvitjeve.
“Negativ, po kthehem,” ka shkruar prospekti 21-vjeçar i Romës në një storie të tij në llogarinë zyrtare në Instagram.
Zaniolo doli pozitiv derisa ishte i lënduar në gju, me ç‘rast mungoi te skuadra. Ish-mesfushori i Interit dhe Fiorentinës pritet të kthehet në fushë, gjatë muajit mars.