Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - LIPJANI

Nikli regjistron fitoren e dytë, Lipjani ende pa fitore

Nikli regjistron fitoren e dytë, Lipjani ende pa fitore


27 October, 2019 @22:21

Skuadra debutuese në Superligë, Feronikeli, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 89-84, ka regjistruar fitoren e dytë të stinorit.

Nikli me performancat e lojtarëve Tyron Garland dhe Arti Hajdari, triumfoi ndaj kundërshtarit.

Garland luajti me 33 pikë e 4 asistime, derisa Hajdari ishte afër shifrave triple-double. Ai luajti me 26 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.

Te Lipjani u dalluan Devaughn Jenkins me 29 pikë e 11 kërcime, Demarkus Stuckey Jr me 23 pikë, 9 kërcime e 7 asistime dhe Marquise Simuels me 18 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, por performancat e tyre nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë për Feronikelin krahas katër humbjeve që i ka, kurse Lipjani nuk u njoftua me fitore as në ndeshjen e shtatë.

Në xhiron tjetër Feronikeli takohet me Trepçën, derisa Lipjani pushon.


 
Të gjitha lajmet nga