Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - FLAMURTARI

Nikli s’gabon dhe ngjitet

Nikli s’gabon dhe ngjitet


19 September, 2019 @17:54

Pas humbjes nga Drita xhiron e kaluar, Nikli i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur ndaj Flamurtarit në shtëpi.

Kampioni në fuqi i Kosovës e mposhti skuadrën kryeqytetase me rezultatin përfundimtar 2-1, derisa golat e ndeshjes u shënuan nga Mendurim Hoti (39’, 50’) për vendasit dhe Shend Kelmendi (72’) për mysafirët.

TABELA AKTUALE

Ndeshja në përgjithësi kaloi me dominimin e vendasve, siç edhe pritej, ndërsa mysafirët tentuan të rikthehen në lojë me golin e Kelmendit, por Nikli me qetësi e menaxhoi mirë pjesën e mbetur të ndeshjes dhe nuk lejoi befasi, për ta regjistruar kështu fitoren e tretë sezonale.

Kjo fitore e ngrit Niklin në vendin e tretë në tabelë, derisa Flamurtari pas 5 ndeshjeve mbetet me 7 pikë të tubuara.

Xhiron e ardhshme, Feronikeli i shkon Dukagjinit në Klinë, kurse Flamurtari luan në shtëpi ndaj Llapit.


 
Të gjitha lajmet nga