Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - SANTA COLOMA

Nikli tregon fuqinë me 10 lojtarë, tash përballë The New Saints

FOTO/ Feronikeli

Nikli tregon fuqinë me 10 lojtarë, tash përballë The New Saints


28 June, 2019 @22:47

Kampioni i Superligës së Kosovës, Feronikeli, me golin e shënuar në minutat e fundit përmes Kastriot Rexhës, e eliminoi skuadrën Santa Coloma nga raundi i paraeliminar i Ligës së Kampionëve.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Niklit.

Goli i parë erdhi nga skuadra mysafire në minutën e 52’, pas një goditjeje të fuqishëm të Jesus Davis Sosas nga distanca, pak minuta pasi Nikli kishte mbetur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Yll Hoxhës, mirëpo, skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua.

Në minutën e 58’ shënoi Mevlan Zeka, kurse golin e fitores e shënoi Kastriot Rexha, kështu e kaloi në fazën e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve skuadrën e tij.

Kjo arritje është historike për Niklin, me skuadrën nga Drenasi që arrin raundin kualifikues që në debutimin e tij në garat evropiane.

Në fazën tjetër, Feronikeli do të takohet me skuadrën uellsiane The New Saints.


 
Të gjitha lajmet nga