Të gjitha lajmet

KOSOVA

Nisin përgatitjet për ndeshjen kyçe

Nisin përgatitjet për ndeshjen kyçe

Teksti: FFK

7 October, 2019 @21:52

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Gjibraltarit, në miqësoren më 10 tetor dhe kundër Malit të Zi, në kualifikuesen për Euro 2020, më 14 tetor.

Në këtë stërvitje përzgjedhësi Challandes pati në dispozicion shumicën e futbollistëve, derisa munguan Rashica, Velina, Rashkaj, Aliti, Ujkani dhe Bekaj për shkak të angazhimit me klubet e tyre të dielën.

Për më shumë se 90 minuta Dardanët punuan në grupe dhe në lojë me pasime të shkurta, derisa Herolind Shala punoi i diferencuar me trajnerin e përgatitjes fizike. Para kësaj stërvitje në konferencën për media përzgjedhësi Challandes ka theksuar se nga lojtarët e tij do të kërkojë seriozitet maksimal për ndeshjen kundër Malit të Zi, të cilën e ka vlerësuar si më të rëndësishmen në historinë e re të Kosovës, pasi sipas tij vetëm fitorja në këtë takim i mban gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.


Agjenda e Kombëtares për ditët në vijim:

8 tetor
18:00 Stërvitje

9 tetor
17:30 Konferenca për media
18:00 Stërvitje

10 tetor
18:00 Ndeshja miqësore Kosova – Gjibraltari

11 tetor
18:00 Stërvitje

12 tetor
18:00 Stërvitje

13 tetor
18:00 Stërvitje

14 tetor
20:45 Ndeshja Kosova – Mali i Zi
Të gjitha stërvitjet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”

KOMBËTARJA

Ndeshjet e tetorit, publikohen të ftuarit e Shqipërisë

6 October, 2019 @10:14

Është publikuar lista e të ftuarve nga Edi Reja për ndeshjet që Shqipëria i luan në muajin tetor në kuadër…

LISTA E TURQISË

Lista e Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Francës

5 October, 2019 @9:49

Një nga kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin H kualifikues drejt EURO 2020, Turqia, ka publikuar listën e të ftuarve për…

LISTA E ANGLISË

Anglia me këtë listë kërkon sigurimin e EURO2020

4 October, 2019 @23:32

Anglezet me dy fitore do të mund të sigurojnë biletën për EURO2020. Dueli ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, dhe 6 pikë…

LISTA E KOSOVËS

Challandes publikon ftesat, kthehen Rashica, Kololli, Kastrati…

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

4 October, 2019 @16:39

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar sot emrat e 25 futbollistëve të Kosovës që do…

ONLINE BILETAT

Kosova - Mali i Zi, biletat dalin në shitje më...

1 October, 2019 @14:28

Tashmë dihet data dhe ora e saktë kur do të duhet qëndruar online për të kapur një biletë për duelin…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020