Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I KOSOVËS

Një ditë pas pranimit, reprezentuesi i Kosovës kalon në ligën izraelite

Një ditë pas pranimit, reprezentuesi i Kosovës kalon në ligën izraelite


2 February, 2021 @19:02

Njëri ndër lojtarët e reprezentacionit të Kosovës që ftohet rregullisht në ekip, Florent Hasani, vetëm disa ditë pasi që është larguar zyrtarisht nga ekipi elit i Hungarisë, Diosgyori, pritet të zyrtarizohet në ekipin izrealit.

Sipas njoftimit të botuar në Indeksonline, Hasani do të kalojë te ekipi elit i këtij vendi Hapoel Kfar-Saba.

Krejt kjo lëvizje koincidon me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit, ndërsa vlera e ish-futbollistit të Trepçës’89 dhe Vushtrrisë në transfermarkt ka arritur shifrën e 300 mijë eurove.

Vushtrriasi 23-vjeçar që luan në krah të djathtë të mesfushës dhe di të shënojë gola të bukur, ka regjistruar 10 gola për Diosgyorin që prej kalimit të tij aty, në shkurt të vitit 2018.

Diosgyori kishte blerë Hasanin nga ‘89-shi për 50 mijë euro.


 
Të gjitha lajmet nga International