Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE RIVALS

Një Greqi e re e holandezit Van ‘t Schip

Fotot: Kathimerini/gr

Një Greqi e re e holandezit Van ‘t Schip


6 September, 2020 @17:06

Greqia ka nisur renovimin total të skuadrës së saj pas debakleve të pësuara në kualifikimet e kaluara.

Një “tragjedi” greke pas historisë së lavdishme që u kurorëzua me befasinë më të madhe në histori të futbollit evropian në EURO 2004, nisi me humbjen nga Shqipëria në kualifikimet e radhës dhe prej atëherë Greqia e mori teposhtëzen.

Së fundi, në kualifikimet e kaluara, mori edhe goditjet më të rënda duke mos kaluar lehtë as ndaj Ishujve Faroe.

Selektori i ri i Greqisë, që ka marrë drejtimin e kësaj kombëtareje në korrik të vitit të kaluar, Johannes van ‘t Schip është një holandez i lindur në Kanadë që ka bërë karrierë si futbollist i Ajaxit dhe ka qenë pjesë e Holandës së famshme që ka fituar Evropianin e ‘98s.

Slovenia vs Greece

E ky, tash me Greqinë kërkon ringritjen e këtij vendi. I rreptë dhe me stil futbolli ofanziv, ai përkundër gjithë presionit mediatik atje, nuk po merr në skuadër yjet e vendit Konsantinos Manolas (29 vjeç, Napoli) dhe Sokratis Papastathopulos (32 vjeç, Arsenal).

Ndërsa Kathimerini në komentin e saj për ndeshjen e radhës ndaj Kosovës ka shkruar kështu: “Ne kemi ndeshjen e radhës ndaj një... gjigandi evropian të futbollit. Nëse këtu, në Prishtinë të Kosovës, tregojmë fytyrë të njëjtë si në Ljubljanë, atëherë është më mirë të mos mirremi fare me këtë kombëtare.”

Holandezi po insiston te të rinjtë dhe jo yjet e mëdhenjë, ndërsa në përballjen e parë kualifikuese ndaj Sllovenisë ka treguar lojë jashtëzakonisht stabile dhe vetëm Jan Oblak i Sllovenisë ka shpëtuar ekipin, derisa në fund u ndanë 0-0.

TABELA AKTUALE

Kapiteni i skuadrës Anastasios Bakasetas është një dhjetëshe klasike në ekip, që çan mbrojtjet kundërshtare, ndërsa krahu i djathtë i skuadrës Michalis Bakakis me përvojën e tij gjithashtu bën punë. Dyshja ka qenë më e rrezikshme për sllovenët në përballjen e fundit.

Pas disfatave të njëpasnjëshme në kualifikimet e fundit për evropian, me ardhjen e holandezit van ‘t Schip në krye të skuadrës, humbja e vetme e grekëve ka qenë nga Italia [2-0], derisa kanë mposhtur Bosnjen e Hercegovinën [2-1], Armeninë [0-1] dhe Finlandën [2-1]. Shto këtu edhe barazimin ndaj Sllovenisë tre ditë më parë në Ligë të Kombeve [0-0], grekët hynë në përballje ndaj Kosovës me një formë prej 4 ndeshjeve pa humbje, prej të cilave 3 fitore.

Stili i preferuar i renditjes në fushë për holandezin është 4-2-3-1. Van ‘t Schip u ka thënë grekëve se lojtarët që ecin në fushë nuk kanë ftesa nga ai.

“Pas dhjetë muajsh ne po i rindezim motorët. Na duhet kohë për më shumë përgatitje. Ne dëshirojmë ringritjen e Greqisë. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë grup. Për të nxjerrë rezultat në duhet të luftojmë shumë në përballje dhe të jemi jashtëzakonisht të disiplinuar,” kanë qenë fjalët e holandezit, shkruan Kathimerini.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve