Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENT TJETËR NË PRISHTINË

Një talent në Prishtinë, 16-vjeçari Amar Demolli nënshkruan

Amari duke pozuar për ekipin e tij të ri/ Foto: FCPrishtina/Sh. Ahmeti/ fb

Një talent në Prishtinë, 16-vjeçari Amar Demolli nënshkruan


19 December, 2022 @12:30

Prishtina ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin e talentuar të Shkollës së Futbollit “Kurda”, duke e marrë në ekip lojtarin e ri, Amar Demolli.

Bashkë me babain e tij, Nuredin, dhe trajnerin e deritashëm Mehmet Kurda, Amari ka nënshkruar kontratën me klubin e bardhekaltërve, ndërsa kujtojmë është edhe lojtar i Kosovës U17.

”Është privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Jam shumë i lumtur dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim në fanellën bardhekaltër. Do ta bëj më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të zë vend edhe në përbërje. Me punë mund të arrihet çdo gjë. Tifozëve ju premtoj se do t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia. Shpresoj se me rezultatet tona do të kënaqen pas çdo sfide,” kanë qenë fjalët e djaloshit pasi nënshkroi me ekipin më të madh në vendin tonë.

Amari mund të luajë në disa pozita, ndërsa është dalluar edhe si mesfushor por edhe kur është brenda zonës, shënon. Ai është i lindur më 16 korrik të vitit 2006.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga