SIMEONE

Njeriu që ndërroi Atleticon
18 May, 2013 @14:04
Diego Simeone erdhi në krye të Ateletico Madridit në dhjetor të vitit 2011. Ekipi asokohe quhej ekip i fantazmave pasi që përkundër Sergio Agüeros, nuk arrinin të bënin më shumë në ligë dhe stinori vjeshtor shkoi kot. Ata bile u eliminuan nga skuadra modeste, Albacete, në Kupën e Mbretit.
Por, ardhja e argjentinasit në krye të ekipi ndërroi sistemin dhe mentalitetin e ekipit nga Vicente Calderon. Ata arritën të kalojnë në Europa League stinorin tjetër, shitën Agüeron, blenë Radamel Falcaon.
Në fund të stinorit tjetër nuk e arritën Ligën e Kampionëve, por fituan Europa League, për herë të dytë brenda tre viteve. Gjatë verës së vitit të kaluar mposhtën keq edhe kampionin aktual europian, Chelsea, në finale të Superkupës së Europës, 4-1.
E dje vetëm edhe njëherë u vërtetua ajo dëshira e madhe, lufta e pashoq dhe koncentrimi deri në fund, që i solli Simeone ekipit me mentalitetin fitues të instaluar, duke e mposhtur Real Madridin në finale të Copa del Rey, për të triumfuar edhe në këtë garë, për herë të parë pas një dekade.
Për më tepër, kësaj radhe Simeone i ka siguruar skuadrës së tij edhe vendin e tretë në tabelë që dërgon drejtpërsëdrejti në Ligën e Kampionëve stinorin tjetër.