Të gjitha lajmet

JURE GUNJINA

Njihuni me përforcimin e ri të Rahovecit

Njihuni me përforcimin e ri të Rahovecit

30 July, 2019 @11:07

KB Rahoveci ka bërë përforcimin e parë të huaj për sezonin e ri 2019/20. Ekipi dje ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje një vjeçare me basketbollistin kroat Jure Gunjina.

Vetë faqja e KB Rahovecit, nuk e ka shkruar mirë emrin e lojtarit në dizajn! Sidoqoftë, kush është Gunjina dhe çka do të mund të presin vreshtarët nga i huaji i parë i zyrtarizuar nga ekipi i tyre në stinorin që pritet të jetë debutues për ta në gara evropiane dhe BIBL.

Gunjina së fundi ka qenë pjesë e elitës kroate, duke luajtur për ekipin Bosco, që ra nga elita me bilanc 2-20 përgjatë sezonit 2018/19. Aty aloja 26 vjeçare ka shënuar 6.6 pikë dhe 3.4 pikë mesatarisht për ekipin e tij.

Para kësaj, Gunjina ka qenë lojtar i ekipit islandez Vestri ku ka pasur mesatare prej 23.4 pikësh, 8.6 kërcimesh dhe 3.5 asistimesh për ndeshje. Kroati mund të luajë edhe si alo-qendër në rast nevoje, për shkak të aftësive që ka, derisa ka treguar dorë të butë për gjuajtje nga distanca.

Para kësaj ai ka qenë pjesë edhe e basketbollit britanik, ku ka luajtur për Newcastle Eagles. Zagrebasi ka kryer shkollimin në Georgia SW State në 2016, prej ku edhe ka vendosur të luajë basketbollin profesionalisht. Debutimin si basketbollist në Evropë e bëri te Magia Huesca, prej ku kishte kaluar te Alcazari.

Kujtojmë, Rahoveci do të merr pjesë në raundin e parë kualifikues të FIBA Europe Cup këtë stinor, ku do të ketë punë ndaj ekipit të njohur rumun Cluj. Gjithashtu, ekipi është zyrtarizuar edhe si pjesëmarrës në BIBL. Veprimi i parë i klubit këtë stinor pas vazhdimit me gjakovarin Atik Koshi, ka qenë emërimi i trajnerit të njohur kroat në Kosovë, Neven Plantak. E Gunjina duket të jetë përzgjedhje e tij.

 

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

DREJTOR SPORTIV

Artim Pollozhani te Flamurtari i Vlorës

9 August, 2019 @15:42

Ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë dhe futbollisti i Flamurtarit të Vlorës, Artim Pollozhani, pas vënies së këpucëve në gozhdë…

Të gjitha lajmet nga