Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Nora Gjakova e artë në Tbilis

Nora Gjakova e artë në Tbilis


26 March, 2021 @16:24

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kg në Grand Slamin e organizuar në Tbilis të Gjeorgjisë.

Nora të artën e fitoi duke e mposhtur në finale me Waza-Ari xhudisten gjeorgjiane, Eteri Liparteliani.

Xhudisjta pejane arriti deri në finale duke fituar katër duele, që të gjitha me Ippon. Ajo mposhti sipas radhës Mariia Skoran nga Ukraina, Sabrina Filzmoser nga Austria, Marica Perisicin nga Serbia dhe Kaja Kajzer nga Sllovenia.

Kosova mund të fitojë edhe medalje të tjera nga Tbilisi, pasi që në ditët e ardhshme do të garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo