Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Obade përforcon Bashkimin

Obade përforcon Bashkimin


19 January, 2015 @15:27

Skuadra e Bashkimit i ka shtuar 206 centimetra të tjera përbërjes së saj.

Portokallezinjtë kanë paraqitur kërkesë për regjistrim të basketbollistit amerikan, Elijah Obade.

Obade, i cili luan në pozitat 4 dhe 5, vjen nga skuadra gjermane, Rasta Vechta, që garon në ligën ProA të Gjermanisë (kategoria e dytë), mirëpo në këtë skuadër nuk ka pasur më shumë se 4 paraqitje.

Basketbollisti 24 vjeçar gjithashtu ka pasur karrierë edhe me skuadra si Araberri (Spanjë), PJ Saints (Zelandë e Re) dhe Levice (Sllovaki).

Me Obaden, Bashkimi e ka kompletuar numrin e basketbollistëve të huaj në skuadër, së bashku me boshnjakun Mujo Tuljkovic, organizatorin amerikan Tray Woodall, si dhe me amerikanin tjetër, Tom Tankelewicz, i cili edhe në stinorin vjeshtor ka qenë pjesë e prizrenasve.


 
Të gjitha lajmet nga